VIDEO/ Aksident në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnjë, vetëm dëme materiale!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2026, 14:58
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 11:00 të paradites së sotme në rrethrrotullimin e Kolonjës, në Lushnjë, në aksin drejt fshatit Kolonjë.
Në përplasje janë përfshirë dy automjete me targa AB 956 AJ dhe AA 458 LE, duke shkaktuar vetëm gërvishtje dhe dëme materiale. Si pasojë e aksidentit, rruga u bllokua për disa minuta, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve të tjera.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, të cilat ndërhynë për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.
Ndërkohë, grupi hetimor nisi punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
