“Djegia e pallatit nga “Big Market””/ “Ora  News” e kishte paralajmëruar rrezikun 1 vit më parë (FOTO+VIDEO)

Hetimet paraprake dhe pamjet filmike kanë konfirmuar se zjarri apokaliptik në pallatin 12-katësh të kompleksit Arlis e pati zanafillën te një stivë kartonësh të lënë jashtë ambienteve të “Big Market”, mbetje që nuk duhet të ishin aty.

Për këtë neglizhencë fatale, Policia e Shtetit prangosi menaxheren e marketit, ndërkohë që flakët, të ushqyera nga papërgjegjshmëria, "gëlltitën" brenda pak orësh investimin e një jete për dhjetëra banorë.

Kjo tragjedi nuk ishte thjesht një aksident, por një ngjarje e paralajmëruar një vit më parë.

“Ora News” ka denoncuar në një tjetër pikë të “Big Market” në Durrës, ku mbeturinat kishin pushtuar trotuaret në sfidë të hapur me sigurinë publike.

Sot, ajo arrogancë për të mos ndryshuar sistemin e funksionimit u kushtoi 30 familjeve gjithçka që kishin, duke i lënë në qiell të hapur përballë hirit të asaj që dikur e quanin shtëpi.

“Djegia e pallatit nga “Big Market””/ “Ora 

DENONCIMI

Më datë 23 shtator 2024 Një video denoncim mbërriti në televizionin “Ora News”. Një qytetare shprehet se “Big Market” që ndodhet në  zonën e plazhit në Durrës ka bllokuar trotuaret, pasi jashtë çdo kriteri ka hedhur mbeturinat në mes të rrugës.

“Djegia e pallatit nga “Big Market””/ “Ora 

Më poshtë ndini video-denoncimin