Grabitjet në Rrugën e Kombit, arrestohet 1 person, një në kërkim

Siguria e udhëtimit në Rrugën e Kombit po vihet në pikëpyetje.Në një hark kohor prej dy javësh kanë ndodhur tre grabitje me armë ndërsa policia duket e pafuqishme përballë kësaj situate.Mëngjesin e së shtunës dy shtetas  nga Kosova kanë rënë pre e maskave në rrugë, ndërsa policia e ka mbajtur të shehur ngjarjen duke e raportuar vetem pas insistimit të mediave.Në njoftimin e policisë thuhet  se është arrestuar në malet e Mirditës njëri prej grabitësve, 21 vjeçari Ardit Maxhuni nga Puka.I riu sëbashku me bashkëpunëtorin e tij i cili është shpallur  në kërkim Anton Nikolli nga Rrësheni, kishin ngritur barriera në aksin e rrugës Reps-Rrëshen dhe të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur duke iu marrë një shumë parash (410 euro )dhe sende të tjera materiale dy shtetas kosovarë, përkatësisht Çehmi Ahmeti, 51 vjec dhe Osman Cakiqi nga Prishtina, të cilët po shkonin për pushime në Shëngjin.Policia gjeti në vendngjarje edhe një gëzhojë plumbi,çka lë të nënkuptuar grabitësit kanë qëlluar në ajër për të frikësuar dhe për ta pasur më të lehtë garbitjen e kosovarëve.Të dëmtuarit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Rrëshenit ku kanë bërë edhe denoncimin,ndërsa forca të shumta të policisë së Lezhës,forcat e Ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër dhe forca Renea të Tiranës kanë kontrolluar hapësirën edhe nga ajri me helikopter duke bërë arrestimin e të riut pas rreth 12 orësh kërkim.Sipas policisë së Lezhës i arrestuari rezulton të jetë i implikuar edhe në grabitje të tjera me armë në këtë aks ku më 3 prill të këtij viti ka grabitur nën kërcënimin e armëve shtetasin A.Kamberi, me 11 Korrik 2013 shtetasin E.Nastradini.Dy autorët e grabitjes së fundit sipas policisë së Lezhës do të hetohen edhe për mundësinë e lidhjes apo implikimit të tyre në grabitjen e dy qytetarëve nga Ulqini po në rrugën e Kombit apo dhe grabitjen me dhune në Pukë. Mungesa e patrullimeve nga ana e policisë së Lezhes në këtë aks rrugor, e ka bërë mjaft  të frikshëm lëvizjen e mjeteve në orët e vona, duke krijuar panik tek turistët.