Elbasan, shëndetësi falas për njerëzit në nevojë, Këshilli bashkiak miraton projektin

Keshilli bashkiak ne Elbasan ka miratuar nje projekt te rendesishem ne drejtim te sherbimit shendetsor per njerezit me ndihma ekonomike te uleta. Bashkia e ketij qyteti sebashku me shoqerin italiane "Ballkan ic" e specializuar ne ushtrimin e aktiviteteve asistence familjare nepermjet operatoreve shendetsore do te afroje sherbime mjekesore falas per te gjithe familjet ne nevoje.Duke qene se bashkia e Elbasanit mbeshtet rreth 5 mije familje per asistencen mjeksore ka demostruar interes ne hapjen e nje ambulatori per analizave te ndrryshme si dhe pap testeve per familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike.Sipas kryetarit te bashkisë, Qazim Sejdini, kjo nisme eshte nje ndihmese qe jep Bashkia per njerzit qe mundesitë ekonomike i kane te pakta per te perballuar diagnostikimin e semundjeve prane klinikave mjekësore si ne ato shtetërore, ashtu dhe në ato private.Diskutimet per miratimin e ketij projekti u pasuan nga Zheni Gjergji, perfaqesuese e se djathtes ne Keshillin bashkiak, e cila eshte shprehur se eshte e paqarte nevoja e nje nisme te tille.Pavaresisht diskutimeve, keshilli Bashkiak miratoi me shumice votash realizimin e ketij projekti dhe tashme pritet te nise puna per konkretizimin e tij.