Nata e Kadrit, Nishani shtron iftar. Rama uron në fb e twitter besimtarët
Në vigjilje të Natës së Kadrit, Kreu i Lartë i Shtetit Bujar Nishani ka shtruar iftar duke mbledhur personalitete të njohur të fesë, kulturës, politikës, Ambasadore etj. Në fjalën e mbajtur para iftarit, Nishani tha se tha se përmes agjërimit besimtarët myslimanë arrijnë të tregojnë superioritetin e virtytit mbi vesin, duke dëshmuar dhe forcuar besimin në Zot.“Muaji i Ramazanit është një rit madhështor e kuptimplotë. Në këto ditë besimtarët ngrenë lart sakrificat. Me anë të agjërimit ju tregoni superioritetin e virtytit mbi vesin. Përmes kësaj sfide që bëni, ju bëni atë që më tepër se gjithcka i duhet njerëzimit, dëshmoni dhe forconi besimin tek Zoti”, tha Nishani."Të qenit i uritur materialisht dhe i ngopur shpirtërisht është një e mirë e madhe, e kundërta e keqe e madhe. Uria e vullnetshme dhe e shenjtë e Ramazanit, kjo uri e bukur që gjaztë kësaj iftari do ta largojmë është larg urisë së imponuar të dhjetëra viteve të shkuara. Është entuziasmues fakti se brenda urisë së imponuar kishte jo pak që mbanin ramazan. Është madhështore dhe rrënqethëse të kujtosh sot atë heroizëm të asaj kohe. Ishte ky besim i pafund te Zoti, kjo bindje e palëkundur tek të mirat e sakrificës dhe durimit që e mbajtën gjallë besimin dhe bënë të mundur që Zoti të triumfojë mbi Djallin, të triumfojë e mira mbi të keqen, e bukura mbi të shëmtuarën, pasurimi mbi fukarallëkun, kjo kohë ndaj asaj kohe. Erdhi kjo ditë që lirshëm të mbajmë Ramazan, të shtrojmë iftar dhe të zbatojmë të gjitha ritet. Duke dëshmuar përkushtimin ndaj Zotit me privacion dhe sakrificë ju dëshmoni seriozitetin e virtytit ndaj vesit, punës ndaj parazitimit etj", theksoi Presidenti.Ndërkaq edhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama edhe pse ndodhet në një vizitë në Turqi, vetëm 3 orë pas takimit me kryeministrin turk, Taip Erdogan ka uruar besimtarët përmes Facebook dhe Twitter për Natën e Kadrit.‘U uroj gëzuar të gjithë muslimaneve natën e plotësimit të Librit të Shenjtë!”