Mat, komuna pa ujë, banorët kërkojnë hetime për fondet
Investimi prej 1 milione euro nga ana e Bankës gjermane per ndertimin e ujesjellesit ne komunen Baz te Matit, nuk ka mundur te zgjidhe problemet e banoreve te kesaj zone. Mbi 1000 banore jane te detyruar te sigurojne ujin e pijshem ne te vetmen pusete shkarkimi, ku ne mjaft raste rradha shenohet deri ne oret e vona te mbremjes.Fshati Karice prej vitesh vuan mungesen e ujit te pijshem pavaresisht se investimet per ndertimin e ujesjellesit kane qene te njepasnjeshme. Ne kete zone para disa kohesh jane investuar dhe 600 milione leke te vjetra, duke shenuar ne total brenda nje periudhe 6 vjeçare rreth 2 miliarde leke te investuara.Shuma teper e madhe dhe mungesa e ujit, me te drejte ka sjelle edhe reagimet e banoreve te cilet pervec kerkesave per tu furnizuar me uje kerkojne edhe nga Prokuroria e Pergjithshme hetim mbi fatin e miliarda lekeve te investuara per ndertimin e ujesjellesit.Kryetari i Komunes Baz, Fatmir Kurti, jashte kameres deklaroi se ka kontaktuar disa here me firmen qe ka kryer investimin per perfundimin e ujesjellesit dhe se ky nuk do te merret ne dorezim ne qofte se uji i pijshem nuk shkon prane çdo familje.