Disa zona të Tiranës pa ujë, banorët fajësojnë Ndërmarrjen e Ujësjellësit
Disa zona të Tiranës prej ditësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ky është një nga botet e ujesjellsit të Tiranës,i cili përpiqet të shuajë jetën e banorëve të Tiranës në zonën e Kombinatit, por nuk mjafton asnjëherë.Sipas banorëve kjo situatë ka thuajse gjatë gjithë stinës së verës dhe fajtor për këtë situatë ata bëjnë Ndërrmarrjen e Ujesjellsit të kryeqytetit. Banorët shprehen se kanë ditë të tëra që nuk shohin ujë në rubinetat e tyre, ku deri tanimë e kanë siguruar ujin duke e blerë atë, ku një bot me ujë kushton nga 10-15 mijë lekë të vjetra.Kjo ishte vetëm një lagje e tiranës ku hasen të tilla probleme, pasi problemi është më i theksuar edhe në pjesë të tjera. Kështu bëhet me dije se probleme me furnizimin e ujit ka zona e selitës, pjesa e unazës së Re apo disa lagje në Sauk dhe në Komunën e Parisit.