Gjirokastër, mungon uji i pijshëm, shkak tensioni i ulët i energjisë elektrike

Tensioni i ulet ne nje nga stacionet e pompave te ujit te pijshem ne Gjirokaster ka bere qe te shfaqen anomalite e para ne furnizimin me uje te disa prej lagjeve ne Gjirokaster. Eshte ky shqetesim qe sigurisht lidhet edhe me stinen ku prurjet e burimeve bien ndjeshem, qe ka mbledhur ne nje takim në Bashkine e qytetit te gjithe faktoret te cilet mund te ndikojne ne permiresimine kesaj situate.Sipas drejtorit te Ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve ne Gjirokaster, Dashmir Qeli, tensioni i ulet ne stacionin e pompave te ujit ne Buduk i cili furnizon me uje 60 % te qytetit ka sjelle mosfunksionimin normal dhe veshtiresi ne furnizimin me uje te popullates.Ai thote se si pasoje e tensionit te ulet pompat stakohen dhe jane jashte pune per plot 13 ore. Lagjet qe kane me shume shqetesim jane ato te "Manalatit", lagjja "Zinxhira", "Punetori" dhe lagjia e romeve.Takimet mes drejtuesve te ndermarrjes se Ujesjellesit dhe punonjesve te nenstacionit elektrik deri tani nuk kane qene te frytshme dhe nga ana e tyre nuk eshte marre persiper rritja e tensionit te energjise.