Fier, zjarr në tregun e qytetit, digjen plotësisht dy dyqane konfeksionesh
Tregu ne qender te qytetit te Fierit eshte perfshire nga flaket, ku si pasoje 2 dyqane jane shkrumbuar totalisht, ndersa 13 te tjere jane djegur pjeserisht.Kane qene banoret e zones ata te cilet kane nderhyre menjehere duke bere te mundur neutralizimin e zjarrit ne pjesen ku ndodhet dhe ish- Muzeu i vjeter i qytetit, i cili per fat te mire shpetoi nga gjuhet e flakeve.Dëmi i shkaktuar eshte i konsiderueshem, pasi ne nje sasi e madhe konfeksionesh u dogjen. Forcat zjarrefikese, te cilat mberriten ne vendgjarje 30 minuta pas njoftimit neutralizuan vatren e zjarrit dhe kthyer situaten nen kontroll.Te gjitha dyqanet ne kete zone jane ne nje godine te vetme prej druri. Tregetaret pretendojne se ato jane djegur, nderkohe qe nga ana e policise lokale te Fierit kane nisur hetimet dhe dyshohet se shkaku mund te kete qene shkendije elektrike.Te gjitha dyqanet qe u perfshine nga zjarri ndodhen ne kat te pare, nderkohe qe kati i dyte eshte nje godine teper e vjeter dhe e parestauruar.Se fundmi Bashkia e qytetit ne projektin per te mbrojtur vlerat historike të qytetit ka parashikuar te bëjë një restaurim te saj, por kjo ka mbetur pezull për mungese fondesh.