Eksploziv një lokali pranë Bashkisë së Burrelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2013, 08:35
Shpërthim tritoli në qendër të qytetit të Burrelit. Ngjarja është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal fare pranë godinës së bashkisë së Burrelit.Mësohet se shpërthimi i tritolit ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga kjo ngjarje.Policia e Burrelit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vendosjes së lëndës eksplozive në lokalin e shtetasit Nazmi Stafasani, ndërsa pritet që atje të mbërrijnë edhe ekspertë nga Tirana për të kqyrur vendin e ngjarjes e për vijuar hetimet mbi autorët dhe motivet e kësaj ngjarje.