Aksident në aksin Gjirokastër-Subash, furgoni përplas motorin, plagoset efektivi i policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2013, 19:08
Një punonjës i policisë rrugore ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti rrugor në Gjirokastër. Efektivi Akten Hoxha 40 vjeç, në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë shërbimit dhe është përplasur nga një automjet ndërsa udhëtonte në një motor në aksin rrugor Gjirokastër-Subash.Për pasojë Hoxha ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.Në vendngjarje kanë mbërritur mejëherë forca të policisë së Gjirokastrës, të cilat kanë shoqëruar dhe drejtuesin e furgonit që u përplas me motorin, shtetasin Astrit Demiri 44 vjeç nga Berati. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjne e shkaqeve të aksidentit.