Aksident në Fier, përplaset makina, humb jetën e mitura

Një fëmijë ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fier. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 16:00 në të ashtuquajturën “kthesa e Patosit”. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima, identiteti i se ciles nuk bëhet me dije, ndodhej në automjetin e familjes me targa NK 2474 A dhe për shkak të shpejtësisë me të cilën po ecte babai i tij, Besnik Hasani, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bllok betoni.Për pasojë vajza 3-vjeçare ka marrë plagë të rënda, ku pavarësisht transportimit me urgjencë të tij drejt spitalit nuk ka mundur të mbijetojë duke mbërritur e vdekur në duart e mjekëve. Ndërkaq nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi i mjetit, Besnik Hasani.Në vendngjarje kanë mbërrritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.