Helen Flanagan në formën e saj më të keqe!

E shpallur si vajza më e bukur britanike për këtë vit, 22-vjeçarja Helen Flanagan, ka postuar në rrjetin social “Instagram” disa foto ku dukej se ishte në formën e saj më të keqe.Së fundmi është mësuar se modelja, do të jetë pjesë e një filmi, i cili quhet "Cat and Mouse", ku pas një dite xhirimesh bëri disa foto me rrathë poshtë syve dhe pa tualet.Sipër fotove përshkruante me pak fjalë lodhjen si dhe bënte të ditur ndonjë detaj për filmin e ri.53.106 ndjekësit e saj në “Instagram” shprehën kritikat e tyre lidhur me foton , duke thënë se arsyeja pse Helen është në këtë formë nuk janë xhirimet por ndarja nga futbollisti i Manchester Scott, e cila ka pak javë që ka ndodhur.