Sylvester Stallone vret këmbën?
Ikona e viteve `80, dhe aktori i filmit " Rocky", duket se ka pësuar një dëmtim në këmbën e majtë. Gjatë udhëtimit me 3 vajzat e tij në Monako, aktori u fotografua me një njollë, e cila mesa duket ka ndodhur për shkak të ndonjë pakujdesie.
Mësohet se momentalisht ai është duke shijuar pushimet me tre vajzat dhe gruan, të cilat dëshiron t`i shëtisë nëpër të gjithë Mesdheun. Gjatë një shëtitjeje, kampionit të filmit të boksit , ju afrua një fans dhe i kërkoi t`i nënshkuante një autograf mbi dy doreza boksi. Aktori me thjeshtësinë e tij, ja plotësoi kërkesën duke e falenderuar përzemërsisht.
Pas kësaj babai i 5 fëmijëve, i cili ishte i shoqëruar vetëm nga 3 prej tyre dhe bashkeshortja e tij Sofia Rose shkoi drejt jahtit të tij luksoz për të pushuar. Eshtë mësuar se 67-vjeçari do të marrë pjesë në një tjetër film i cili quhet Crëd dhe do të jetë një tjetër pjesë e " Rocky".
Në këtë film, Sylvester do të jetë vetë trajner i nipit të tij. Ai do ta stërvisë dhe mbështesë për të fituar disa ndeshje të rëndësishme, si dhe do ta mësojë të luftojë për titullin “Kampion”.
