Shakira publikon foto të djalit të saj
Në momentin kur bëhej fjalë për jetën private, Shakira gjithnjë është treguar strikte dhe diskrete. Ajo asnjëherë nuk i lejonte gazetarët ose paparazzët t`i qëndronin kur nuk ndodhej në skenë dhe aq më pak afër djalit të saj.
Por mesa duket këngëtarja ka thyer rregullat të cilat ajo vet i vendosi. Pak ditë më parë mësuam se Shakira së bashku me familjen , janë duke kaluar disa pushime.
Fotot e fundit që paparazzet arritën t`i bënin ishin në aeroport, por përpara dy ditësh ajo ndahu së bashku me fansat në profilin e saj në rrjetet sociale twitter dhe instragram , foto të cilat i kishte bërë gjatë pushimeve.
Në pjesën më të madhe të fotove ajo shfaqet në një pishinë ose duke shijuar një darkë me të dashurin e saj, futbollistin Gerald Pique. Por ajo e cila u pëlqye më shumë nga fansat ishte fotoja e djalit të tyre të vogël Milan, që ishte shtrirë , duke parë revistën National Geography.