" One Direction” përgënjeshtrojnë thashethemet se janë biseksual
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2013, 11:45
Anëtarët e grupit " One Direction", Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson, Liam Payne dhe Niall Horan për të cilët u hapën fjalë se janë biseksual, kanë dhënë së bashku një intervistë ekskluzive duke përgënjeshtruar për të disatën herë thashethemet.Ata pranuan se secili kishte të dashurën e tij, dhe të tilla gjëra as që i shkonin nëpër mend. Gjithëçka nisi kur 19-vjeçari Harry u fotografua disa herë më Dj Nick Grimshaw. Mediat të cilat ishin të informuara për ndarjen e Harry nga ish e dashura e tij, i kushtuan rëndësi afrimitetit të tepruar sipas tyre me Dj, por ai konfirmon se janë thjeshtë shokë shumë të mirë.Nga Harry , ky thashethem pasoi dhe tek të gjithë anëtarët e tjerë të grupit , të cilët ishin në një romancë dhe shumica e tyre rrezikuan ndarjen. Komentuesit rreth këtyre fjalëve kanë qenë të shumtë por jo të gjithë ishin mbështetës.Mbizotëruan komente që sipas tyre klasifikoheshin si qesharake, të tjera si të frikshme, të mërzitshme dhe të tjera përgënjeshtruese ndaj thashethemit. Këngëtarët nuk lanë pa falenderuar adhuruesit e tyre të cilët ishin një ndihmë e madhe për ta kaluar lehtësisht atë gjë.
Harry Styles
Zayn Malik
Louis Tomlinson
Liam Payne
Niall Horan
Harry Styles dhe Nick Grimshaw
Harry Styles
Zayn Malik
Louis Tomlinson
Liam Payne
Niall Horan
Harry Styles dhe Nick Grimshaw