Jessie J: Kryesore për mua është muzika
Ish anëtarja e jurisë së " The Voice " Jessie J shpjegoi se ka hequr dorë nga konkursi i zërave më të mirë pasi për të primare është muzika e saj. Është mësuar së pak kohë përpara se këngëtarja të largohej, kishte pasur konflikte me regjizorin për shkak se ky i fundit e mbante gjatë gjithë kohës të angazhuar.
Sipas saj, rregullisht i jepej një fletë oraresh lidhur me rregjistrimet ose provat e " The Voice", që nuk I lejonte hapsirë kohore as në muzikë dhe as në jetën e saj personale. Ky program zgjaste nga 40 deri ne 42 dite, midis të cilave asnjëra nuk ishte pushim.
Në një intervistë me Marie Claire, Jessie J shpreh pakënaqësinë ndaj orareve të caktuara, ku pjesa që e shtyu më shumë të hiqte dorë ishte muzika. Ajo shpejgoi se falë muzikës ka famën e dëshiruar dhe sërish falë muzikës gjendej në atë konkurs.
Së fundmi 25 vjeçarja zbulon se dëshira e saj më e madhe momentalisht është të ketë femijë. Ajo e sheh veten në mes të një familjeje të madhe, ku të gjithë do të ndiheshin krenarë për të si person, por dhe për arritjet e sukseset që ka korrur .