Lindsay Lohan i jep fund rehabilitimit
Së fundmi është mësuar se aktorja dhe këngëtarja Lindsay Lohan, i dha fund rehabilitimit në Malibu pas 90 ditësh qëndrim.
Pasi u provua se Lindsay ishte konsumatore e rregullt e lëndëve narkotike gjykata e detyroi të rehabilitohej për tre muaj.
Por tashmë që afati kohor përfundoi , ajo u paraqit sërish në gjyq për t`I demostruar të pranishmëve ndryshimin e saj rrënjësor.
Përveç komente pozitive dhe mbështetese që ajo mori, u shpreh se në radhe të parë është e lumtur që ndihet mirë me veten. Sipas deklaratave që Lindsay dha, pohoi se kishte rifituar besimin dhe vetëvlerësimin.
Pavarësisht se u paraqitën shkresa nga persona anonim , të cilët kërkonin qe Lindsay të qëndrojë më shumë në rehabilitim pasi vazhdon të përbëjë rrezik si për shoqërinë ashtu dhe veten e saj , gjyqtari James R Dabney nuk i mori parasysh.
Ai kërkoi dëshminë e drejtorit të qëndrës së rehabilitimit ku këngëtarja qëndroi dhe çdo fjalë e tij ishte pozitive. Gjatë shpalljes së vendimit, në përfundim të gjyqit ai e liroi Lindsay Lohan nga të gjitha akuzat dhe detyrimet që kishte.