Jennifer Lopez, sërish pjesë e jurisë së "American Idol "
Pas pjesëmarrjes së saj të fundit në "American Idol ", mësohet se këngëtarja Jennifer Lopez do të jetë sërish pjesë e jurisë.
Ky lajm nuk u zbulua nga vetë ajo por nga një tjetër anëtar i jurisë dhe kolegu i saj, Keith Urban. Së pari ai ka përgënjeshtruar të gjitha thashethemet lidhur me faktin se juria do të vazhdojë të jetë e njëjta.
Keith ka thënë se Nicki Minaj, Randy Jackson dhe Mariah Carey nuk do të jenë më pjesëmarrës në "American Idol".
Sipas tij Jennifer ka nisur procedurat e para lidhur me nënshkrimin e kontratës me Fox. Ajo e cila ja vlen të theksohet është se të dyja palët do te jenë vërtet të lumtura të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.Për Jennifer ky do të ishte një rast i mirë për të zgjeruar akoma dhe më shumë kufinjtë e karrierës së saj ka shtuar Keth. Këngëtarja e cila ka qënë një prej anëtareve të jurisë në vitin 2011, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje.