Miley Cyrus e dehur puth një "bebe gjigante"
Atë jemi mësuar ta shohin gjithnjë si një vajzë të vogël e cila i bindet babait të saj në seritë e Hannah Montana, por tani Miley Cyrus nuk vazhdon të jetë e pëlqyera dhe e sjellshmja e dikurshme.
Kohët e fundit këngëtarja dhe aktorja është bërë pjesë e skandaleve të njëpasnjëshme, dhe përsëri arriti të tërhiqte vëmendjen me sjelljen e saj.
Gjatë inagurimit të një clubi të ri në Los Angelos, Miley është dehur dhe filloi të puthte një punonjës të veshur si një bebe gjigande. Këngëtarja i kërkoi dikujt t`i bënte një foto e më pas për ta hedhur në twitter.
Komentet e shumta nuk kanë munguar ku mbizotëronin ato negativet. Por Miley i është kundërpërgjigjur se e ka pasur të vështirë dhe i është dashur shumë punë të jetë qëndra e vëmendjes siç është sot, prandaj thekson se është e gatshme të vazhdojë të bëjë gjithcka për të mbajtur vendin që ka.
Ajo e cila u prit me padurim ishte komenti rreth kësaj fotoje nga i fejuari i saj, aktori Liam Hemsowrth. Në një intervistë gazetari e pyeti se çmendonte për veprimin e Miley , por ai tha me mosbindje : Nuk ka asgjë të keqe”.Një mbështetëse e veprimeve të saj, ka qenë dhe këngëtarja Britney Spears , duke pranuar se të jesh qëndra e vëmendjes duhen shumë sakrifica, madje shpesh do të duhet të dalësh edhe nga vetvetja.