Shakira nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Miami

Krijuesja e hitit " Loca", sapo ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj 8335 metra katrorë, në Miami.Edhe pse vlera që e bleu ishte rreth 3 milion dollarë, Shakira dëshiron ta shesë rreth 14 milion dollarë duke , fituar 11 milion dollarë.Sipas saj, vlera e shtëpisë është rritur pasi ajo ka investuar shumë për të, duke i shtuar rreth 2000 metra katrorë të tjerë si dhe disa dhoma gjumi.Momentalisht, ajo është duke luftuar për të mos lënë ish të dashurin Antonio de la Rua, t`i marrë një shumë prej 250 milion $.Sipas tij, gjatë lidhjes 11 vjeçare që kishte me Shakirën, nuk ka qenë vetëm i dashuri i saj por dhe menaxheri i pasurisë së këngëtares, dhe prentendon se është e drejta e tij që pas kësaj ndarje të përfitojë këtë përqindje.Ndërkohë që Antonio vazhdon të japi intervista të pafundme lidhur me këtë gjyq, këngëtarja nuk i është kundërpërgjigjur, duke mos lejuar asgjë tja prishë pushimet verore që po kalon me familjen.