E shkuara tragjike e yjeve të Hollywood

Shumë njerëz mund të mendojnë se yjet e Hollywood-it kanë pasur një të shkuar të qetë e pa probleme, madje që ata janë të përkëdhelurit e fatit. Por në fakt nuk është aspak e vërtetë, pasi shumë prej tyre vijnë nga një e shkuar shpeshherë tragjike, e varfër apo problematike. Ja disa nga personazhet me famë botërore që kanë pasur një të shkuar që nuk do t`ia kishte zili njeri

Charlize Theron

Aktorja dhe modelja amerikane ka pasur një të shkuar tragjike. Babai i saj abuzonte në mënyrë të vazhdueshme me alkolin. Gjatë një zënke në familje, babai i Charlize, icili ishte i dehur, goditi të ëmën fizikisht dhe i kërcënoi të dyja nënë e bijë. Ndërkohë që po përpiqej të mbronte veten dhe vajzën e saj, mamaja e Charlize qëlloi me armë të shoqin, duke e vrarë atë, në sy të së bijës.

Oprah Winfrey

Ylli i televizionit, Oprah Winfrey, ka pasur një jetë të vështirë kur ishte e vogël. Ajo lindi nga dy prindër adoleshentë të varfër, nga Mississipi. Oprah u shkëput nga prindërit në moshë fare të re, duke u larguar për në Winsconsin. Që kur ishte 9-vjeç ajo kishte pasur ngacmime të vazhdueshme seksuale nga meshkujt e familjes. Për shkak të traumës, Oprah gjeti mbështetje tek alkoli, droga dhe seksi. Ajo lindi një djalë para kohe, kur ishte vetëm 14-vjeç, i cili vdiq pak kohë më pas. Gjërat nisën të shkonin më mirë për Oprah-n kur filloi punë si reportere në një television lokal.

Shania Twain

Këngëtarja kanadeze, Shania Twain, nuk mund të themi se ka pasur një jetë të lehtë. Ajo u rrit në varfëri aq të madhe sa shpesh në shtëpinë e saj nuk kishte bukë për të ngrënë. Ajo humbi të ëmën dhe njerkun kur ishte vetëm 21-vjeç, si pasojë e një aksidenti me makinë, ndërsa iu desh që të kujdesej për tre motrat e saj më të vogla.