Wiz Khalifa i përkushtohet familjes
Duket se familja e tij e re, është çdo ditë dhe më e bashkuar. Rapperi Wiz Khalifa i cili u martua fshehurazi me modelen Amber Rosse vazhdon të mbajë premtimin që i ka bërë gruas së tij për ti qëndruar çdo ditë e më pranë.
Së fundmi Amber ka postuar disa foto në profilin e saj në Twitter ku shfaqet duke puthur djalin e vogël Sebastian. Gjatë një dite të nxehtë vere, çifti familjarisht i janë bashkuar pishinave në Los Angelos.
Të dy prindërit duket se tregojne shumë kujdes për djalin e tyre, pasi kanë refuzuar të punësojnë një dado, ata shprehen se së bashku ja dalin në mënyrë të shkëlqyer.Në një intervistë për MTV, Amber pranoi se ndihej e lumtur si nënë dhe si grua. Lumturia më e madhe buron prej Sebastianit, i cili ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij ka një zhvillim të madh. Pavarësisht se është vetëm 4 muajsh, zhvillimi i tij është i barabartë me atë të një fëmijë 6 muajsh.
Së fundmi, ndryshe nga martesa e fshehtë, çifti vendosi të zbulonte se dasmën do ta bënin gjatë peridhës së vjeshtës,pa dhënë detaje të tjera.