Lady Gaga në filmin më të ri “Machette Kills”
Këngëtarja Lady Gaga mësohet se do të jetë pjesëmarrëse në filmin më të ri të quajtur Machette Kills. Aktori kryesor i cili do të quhet Machette, ndërsa Lady Gaga do të luaj rolin e ish-të dashurës së vjetër të tij.
Emri i saj në këtë film do të jetë “La Cameleon” , dhe pjesën më të madhe të filmit do të jetë e veshur me të kuqe. Roli i Machette do të luhet nga Robert Rodriguez, i cili do të punësohet nga presidenti , për të vrarë një miliarder të pushtetshëm.
Gaga, do të jetë ajo e cila do përpiqet të ndalojë Machette, dhe më pas do niset me të për ta ndihmuar në misionin e tij. Në pjesën më të madhe të filmit, ajo do të përdori armë nga më të ndryshmet për të shpëtuar Machette në raste të caktuara.
Dhe në përfundim ajo përveçse do të shpallet heroinë, do të përgëzohet dhe nga presidenti, rol i cili do të luhet nga Mel Gibson.