Kinë, 8-vjeçari që quhet “djali-peshk”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2013, 13:45
Ky djalë 8-vjeçar njihet si “djali-peshk” pasi është i mbuluar nga koka tek këmbët me luspa.Pan Xianhang, i lindur në Uenling të Kinës, ka një çrregullim të rrallë gjenetik që njihet si Iktiosis, emër që vjen nga fjala greke që përkthehet “peshk”.Si pasojë e gjendjes së tij, djali ka dhembje dhe nuk fle natën pasi ka kruarje në të gjithë trupin.
Për një çrregullim të tillë ende nuk njihet kura dhe 8-vjeçari trajtohet vetëm me kremra apo vajra që hidratojnë lëkurën.