Kate Hudson pozon me nipat për " Ann Taylor"
Imazhi i ri i " Ann Taylor", mësohet se do të jetë Kate Hudson dhe jo vetëm, pasi asaj i janë bashkuar dy nipërit e saj të vegjël. Djemtë e Oliver Hudson, vëllait të aktores, të cilët së bashku me hallën e tyre u bënë pjesë e setit fotografik.
Ata pozuan për " Ann Taylor", dhe shprehën kënaqësi dhe lehtësim në fund të fotografive. Për pjesën tjetër të setit, Katy ka pozuar e vetme, duke mbizotëruar me pamjen e saj të qeshur dhe sharmante. Në çdo foto vihet re nga një citat i cili i jep siguri shikuesve për të blerë produktet.
Aktorja kohët e fundit është paragjykar shumë nga nënat, të cilat shprehen se ajo duhet ti kushtojë më shumë kohë dy djemve të saj dhe jo fushatave. Sipas tyre fëmijët janë gjëja më e rëndësishme në jetë, dhe nuk duhen lënë pas dore për çështje profesionale.
Por Kate nuk i kanë pëlqyer këto fjalë dhe nuk i ka pranuar këto sugjerime, duke garantuar se fëmijët e saj janë gjëja primare për të dhe ka pohuar se ata vijnë përpara së gjithash.