Amber Heard bën të më të mirën për të mos rënë pre e skandaleve

Aktorja Amber Heard dhe njëkohësisht e dashura e aktorit 50 vjeçar, Johnny Depp, ka dhënë një intervistë kohët e fundit ku ka dhënë hollësi lidhur me rolin e saj të ri përkrah Liam Hemsworth.Në këtë film, Amber dhe aktori do të paraqiten si një çift të rinjsh të sapomartuar, ku problemet nga më të ndryshmet, janë prezente gjatë gjithë kohës .Në vazhdim të intervistës ajo u shpreh se nuk dëshiron të shkruhet për të si person, por vetëm si aktore. Amber thotë se bën të më të mirën e saj, për të mos rënë pre e skandaleve.Sipas saj, ajo mund të fotografohet duke shëtitur qenin, ose duke drekuar me miqtë por asnjëherë e dehur pranë derës së një clubi. Pyetjet e shumta rreth lidhjes së saj me Johnny Depp nuk kanë munguar, por Amber nuk denjoi t`i përgjigjet, duke shpejguar se në çdo intervistë ku ajo pranon të bëhet pjesë, e merr si profesionale dhe jo personale !