Lindsay Lohan, e shëndetshme dhe e lumtur
Lindsay Lohan ka qenë ajo e cila ka lënë gojëhapur të gjithë me pohimin e saj të fundit. Aktorja u shpreh se nuk dëshiron të dalë tani nga qendra e rehabilitimit, por do të vonojë edhe disa ditë të tjera pasi e ka të nevojshme.
Lindsay, u dënua të qëndrojë 90 ditë në një qendër rehabilitimi pasi u provua se ishte përdoruese e lëndëve narkotike. Pas një interviste të dhënë për mediat, nëna e saj pranoi se Lindsay ka ndryshuar totalisht, madje mund të konsiderohet si një tjetër person.
Ajo ka rigjetur qetësinë dhe paqen si dhe ka rifituar besimin në vetvete. Pas daljes së saj, aktorja dhe këngëtarja do të marrë pjesë në një dokumentar, i cili ka për qëllim të sensibilizojë të gjithë të rinjtë.
Në këtë dokumentar, ajo do të rrefejë historinë e saj si dhe do të krahasojë gjendjen në të cilën ishte dhe që është, bashkangjitur me një mesazh në fund.
Por për t`i paraprirë këtij dokumentari, prezantuesja Oprah Winfrey e ka ftuar Lindsayn në emisionin e saj ,për të ndarë eksperincën me teleshikuesit.