Vodafone Clube Voyage, 50 fitues pushime në destinacione mesdhetare
U nis sot për në destinacionet fantastike mesdhetare grupi i parë i fituesve të shorteut Vodafone Club Voyage. 50 anëtarë të Vodafone Club përfituan udhëtim çift me të gjithë të përfshira në një prej 5 destinacioneve më të mrekullueshme të Europës. Shorti Vodafone Club Voyage ishte surpriza që Vodafone bëri për të gjithë anëtarët e komunitetit Nr 1 të telefonisë celulare në Shqipëri, Vodafone Club.“Vodafone Club Voyage eshte shorteu veror i prezantuar nga Vodafone gjate ketij muaji, i cili i jep mundesine qindra klienteve tane Vodafone te kalojne pushimet verore ne destinacionet me te preferuara te Europes vetem duke kryer nje rimbushje” tha Drejtori i Departamentit te Marketingut ne Vodafone Z. Theodoros Pappas.Shorti që është ende i hapur mundëson që cdo klient i Vodafone Club që kryen një rimbushje prej 1000 leke (me tvsh) ose me shumë, të bëhet automatikisht pjesë e shorteut që shpërblen me pushime fantastike” all inclusive” në disa prej plazheve më të bukur të Mesdheut.“Vodafone Club eshte komuniteti numer 1 i telefonise celulare ne Shqiperi. Para pak ditesh ne kemi prezantuar ne treg paketat e reja mujore te komunikimit qe variojne nga 1000 Leke deri ne 1600 leke ne muaj dhe ju jep mundesine klienteve te komunikojne me miqte dhe te navigojne ne internet pa limit dhe me nje cmim te leverdisshem”shtoi me tej Pappas.Shorti i parë u hodh në datën 12 Korrik dhe përzgjodhi 50 fitues, të cilët përfituan udhëtim cift “all inclusive” për në Ibiza, Antalya, Palma de Majorca, Kretë dhe Rodos. Shorteu u transmetua live përmes live steam ne faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook, nga ku do te transmetohet live edhe shorteu i radhës i datës 9 Gusht nga ku te te perzgjidhen edhe 50 fitues të tjerë nga komuniteti nr.1 ne Shqipëri Vodafone Club.Vodafone Club ofron mundësi të jashtëzakonshme komunikimi përmes paketave tëVodafone Club. Këtë verë përveç mundësive fantastike të komunikimit, Vodafone Club shpërblen klientët me një udhëtimi ëndrash në një prej 5 plazheve më të bukura te mesdheut. Rimbushjet për t’u bërë pjesë e shorteut të rradhës në Vodafone Club Voyage janë të vlefshme deri në datën 08 Gusht 2013, ora 12:00.