Mark Wahlberg dhe 50 cent dy miq shumë të mirë!
Askujt nuk ja kishte marrë mendja që një aktor serioz nga Bostoni si Mark Wahlberg dhe një reper i njohur si 50 cent, emri i të cilit është Curtis Jackson do të bëhshin miq aq të mirë.
Miqësia e tyre filloi pas 15 prillit, ditës kur ndodhi shpërthimi i Bostonit. Që atëherë 50 cent i ofroi Mark gjithë mbështetjen emocionale për të cilën ai dhe gruaja e tij kishin nevojë. Së fundmi Mark ka xhiruar një film me Denzel Washington i cili quhet Two Guns.
Ky film është një aksion dramatik që flet për një agjent të DEA dhe një tjeter agjent special, të cilët i bashkon fati dhe të dy e gjejnë veten duke ndjekur njëjtin kriminel.
Në premierën që ju bë filmit Mark kishte ftuar reperin për ta shoqëruar dhe nuk humbën rastin të bënin disa foto së bashku. Një tjetër e pranishme që tërhoqi vëmendjen ishte dhe gruaja e tij, modelja 35 vjeçare Rea Durman e cila la pa fjalë të pranishmit me lookun e saj.


