Formula 1: Red Bull kërkon pilot

Red Bull është në kërkim të një piloti të ri. Edhe pse pronari i Red Bull, Dieter Mateschitz, ishte shprehur se pas Çmimit të Madh të Hungarisë do të njoftohej se kush do të ishte zëvendësuesi i Mark Webber për sezonin e ardhshëm, çështja Alonso ka ndryshuar gjithçka.Christian Horner, shefi i ekipit kampion, takoi para garës së Hungarisë menaxherin e Alonsos dhe duket se i pëlqen mundësia të ketë në skuadër dyshen Vettel-Alonso. Për këtë arsye Red Bulli nuk nxitohet për të marrë një vendim. Ai tha se dëshiron të jenë pilotët më të mirë të mundshëm. Vendimi për pilotin e ri duket se ende nuk është vendosur pasi skuderia por shikon të gjitha alternativat për të bërë zgjedhjen e duhur.Raikkonen dhe Ricciardo ishin kandidatët kryesorë për një makinë Red Bull, por duket se Alonso është objektivi i vërtetë i kampionëve. Por me ardhjen e tij, mund të largohet edhe Sebastian Vetel. Piloti gjerman nuk do të ndjehej mirë me Alonson në të njëjtën ekip ndaj mund të zgjidhte edhe Ferrarin. Gjithsesi duhet parë deri në fund situata e merkatos në klubin Red Bull.