"Kicker": Schweinsteiger fitoi me manipulim votash?

Mesfushorit tw Bayernit të Mynihut, Bastian Schweinsteiger, i mjaftuan vetëm 2.5 % të 3700 votave totale të gazetarëve për të fituar çmimin "Lojtari i vitit 2013? Por e përditshmja sportive gjermane "Kicker" ka bërë një gabim njerëzor.Mesfushori gjerman e fitoi çmimin me 92 vota, 5 më shumë nga Ribery dhe 7 më shumë nga Muller. Këtë vit votuan 527 gazetarë, pra një në shtatë, pasi gjithsej janë 3700 gazetarë sportivë të federatës gjermane.Profesionisti i shkencave sportive, Josef Hakfort, duke komentuar tha se nëse pjesëmarrja arrin 20-25 për qind, atëherë rezultati duhet aprovuar. Nëse 'Kicker' nuk dokumenton faktin që i ka dërguar formularët te çdo gazetar, atëherë votimi duhet të quhet i padrejtë. Sipas tij pati  dy dobësi: numri i vogël i votuesve dhe mungesa e informacionit mbi këtë provë".Pjesëmarrja e vogël e gazetarëve në votim ka pasur shkaqe. Bëhet fjalë për një gabim teknik, mes sekretariatit dhe shtypshkronjës, të cilët pas një problemi me programin 'Exel' nuk mundën dot t'ua dërgonin formularët të gjithë gazetarëve. Disa prej mbiemrave nuk përkonin me adresat e tyre. Pra për shkak të një gabim njerëzor, Schweinsteiger arrin të shpallet si më i miri në gjermani.