Zanetti paralajmëron lamtumirën nga futbolli
Pas dëmtimit të rëndë në thembrën e Akilit me 28 prill, Javier Zanetti paralajmëron tërheqjen nga futbolli i luajtur në fund të sezonit të ardhshëm. Argjentinasi i cili mbush 40 vjeç me 10 gusht, foli nga New York, ku gjendet bashkë me skuadrën e Inter në kuadër të turneut miqësor amerikan, se të do të luajë të paktën edhe një vit, ndërsa më pas mund të marrë një rol drejtuesi. Interi ndodhet në fazën përgatitore për tu përgatitur për sfidën nga Chelseat-it të Jose Mourinhios.Ai shpreson që të ketë sukses edhe si zyrtar i klubit, pasi të përfundojë karrierën si Kapiteni i zikaltërve rezervoi fjalët më të mira për Walter Mazzarrin, të cilin e konsideroi një trajner me personalitet dhe me ide të qarta. Zanetti tha se Interi këtë sezon ka bërë një ndërthurje të mirë mes futbollistëve të rinj dhe atyre me eksperiencë, dhe shpreson që skuadra do të rikthehet sërish me rezultate të larta dhe pse jot ë luftoj për titullin.