Fenerbahçe hyn fort në merkato
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2012, 13:03
Skuadra turke e Fenrbahçes duket se në Janar do të bëjë shpenzime të mëdha në merkato. Përveç brazilianit Robinjo, drejtuesit e skuadrës turke kërkojnë me ngulm edhe ish-mesfushorin e Juventusit brazilianin Diego. Mesfushori aktualisht luan në Gjermani për Volsbur ndërsa thuhet se në Janar mund të ndryshojë ambient. Në Gjermani flitet se ka patur kontakte mes skuadrës dhe menaxherit të lojtarit ndërsa pritet të konkretizohet gjithçka në muajin Janar.