Sot, përplasje miqsore e dy skuadrave historike

Një tjetër sfidë e rëndësishme e mbrëmjes së sotme edhe pse miqsore është ajo mes Gjermanisë dhe Holandës që do të luhet në Amsterdam Arena dhe që pritet të dhurojë emocione të shumta për vetë historinë që përfaqsojnë këto dy skuadra.Edhe pse pa shumë lojtarë kryesorë në dispozicion përballja mes pancerave dhe tulipaneve është ndezur akoma pa filluar ndeshja nga trajneri holandez, Luis van Gal. Tekniku që mori drejtimin e tulipaneve pas europianit ka ngacmuar teknikun gjerman Lëv duke i thënë atij se është një trajner që nuk di të fitojë. Pikërisht këto fjale të luis Van Gal kanë nxehur këtë takim që pritet të jetë më shumë se një ndeshje miqsore. Kështu në këtë përballje skuadrat mendohet se do të luajnë me këto formacione të mundshme.Gjermania e teknikut Hokin Lëv do te luaj me skemen 4-2-3-1Ne porte : NojerNe mbrojtje : Lahm, Humles, Mertesaker, HëvedesNe mesfushe: Gyndogan , L.Bender, Podolski, Gëce, MylerNe sulm : RojsNdërsa në kampin tjeter tekniku i skuadres holandeze Luis van Gal mendohet se do te luaj me skemen 4-3-3. Ne porte : Krul . Ne mbrojtje: Uillems ,Indi ,HeitingaNe mesfushe: Van der Vart , De Jong, Van GinkelNe sulm : Roben dhe Kajt do të mbështesin sulmuesin e vetem Huntelar. Ndeshja do të luhet në oren 20 e 30 ne Amsterdam Arena.