Sot, miqsore Itali - Francë
Cesare Prandelli lançon Italinë "e re". Hapësira për dyshen Balotelli-El Shaarawy për miqësoren e sotme të luksit kundër Francës të Didier Deschamps, e cila luhet në orën 20:45. "Regjinë" do ta bëj një tjetër i ri, Marco Verratti, ndërsa Andrea Pirlo do të lihet pushim ndërsa do të jetë i gatshëm për t'u futur në fushen e blertë në rast nevoje. Ndërsa Franca do të duhet të bëjë pa Karim Benzema të dëmtuar, ndërsa mund të luajë nga minuta e parë sulmuesi i Arsenal, Oliver Giroud. Vëmendja e italianëve do të jetë në dyshen pas sulmuesit të gjelave Menez dhe Ribery, të cilët priten të luajnënë mbështetje të bomberit të Arsenal që i dha barazmin me Spanjen në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret Brazil 2014. Kështu në këtë takim Axurrët e teknikut Prandeli pritet të luajn me formacionin (4-3-1-2) :Në portë : Bufon Në mbrojtje : Balzareti,Kielini, Barzalji, MaxhoNë mesfushë : Markizio, Verrati, Montolivo Në sulm : El Sharaui, Baloteli, KandrevaNdërsa në kampin tjeter tekniku i gjelave te Francës pritet që të luajë me formacionin (4-3-2-1) :Në portë : Loris Në mbrojtje : Evra , Sakho, Janga-Mbiua , Xhalet Në mesfushe : Kapoe, Kabaj, Matuidi, Riberi, Menez Në sulm i vetëm do të jetë Zhirud