Limaj sërish në arrest shtëpie
Ish ministri i transportit, Fatmir Limaj, vendoset sërish në arrest shtëpiak.Vendimi është ri-marrë për tretën here me radhë pasditën e së hënës nga Gjykata e Apelit."Në sistemin juridik të Kosovës ndodh edhe ky spektakël juridik i paparë deri tani. Për herë të dytë gjykata e apelit e kthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në Arrest Shtëpiak. Arresti shtëpiak ishte ndërpre për herë të dytë më 3 korrik nga gjyqtari Malcolm Simons, por prokurori Salustro prapë ishte ankuar tek Gjykata e Apelit, e cila para pak çastesh vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta kthej Limajn dhe të tjerët përsëri në arrest Shtëpiak", ka thënë avokati Tomë Gashi për Gazetën Express.12 ditë më parë e njëjta gjykatë vendosi që Limajt, t’i ndërpritet arresti shtëpiak, mirëpo prokurori Maurizio Salustro, ishte ankuar.Ankesa e Salustros ka rezultuar pozitive pasditën e së hënës duke e rikthyer në arrest shtëpiak.Momentalisht Limaj është duke u gjykuar në dy raste të ndara, njëri për krime lufte kurse tjetri për korrupcion gjatë kohës sa ishte ministër i transportit dhe telekomunikacionit.