Greqi, Aleksis Tsipras zgjidhet kryetar i SYRIZA-s
Aleksis Tsipras u zgjodh kryetar i koalicionit të së majtës radikale SYRIZA, me 74,07% të votave. Kongresi themelues i kësaj partie përfundoi punimet të dielën në mbrëmje, me votimet për zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë tashmë të unifikuar.Nga 3430 votues të regjistruara, votuan 3412 dhe votat u ndanë në këtë mënyrë: Aleksis Tsipras, 2477 (74,07%), Sissy Vovou, 157 (4,69%) dhe Panos Iliopulos 22 (0,66%)."Kongresi themelues përbën një hap të madh, një stacion historik për të majtën dhe demokracinë", deklaroi Tsipras, menjëherë pas përfundimit të punimeve të Kongresit."Tre mijë e pesëqind delegatë nga e gjithë Greqi vunë vulën e tyre për lindjen e partisë së re, me një dialog të hapur e të gjallë. Me vendime të pastra. Hodhëm hapin historik. Me partinë tonë të re, të gjithë së bashku, më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë, fillojmë marshimin e madh fitimtar. Për të ndaluar katastrofën sociale dhe për të rindërtuar Greqinë", theksoi Tsipras.