Sot, ndeshja miqsore Shqipëri vs Kamerun
Kombëtarja shqiptare bëhet gati për të luajtur sfidën e fundit të vitit kalendarik në një miqësore luksi ndaj Kamerunit. Në Gjenevë, Gianni De Biasi do kërkojë suksesin nga skuadra e tij në mënyrë që të festojë 1 vjetorin e qëndrimit të tij në stolin kuqezi. Në 365 ditë italiani ka provuar gjithçka, shumë emra debutues, skuadra që ndryshon nga ndeshja në ndeshje, jo vetëm në emra por edhe në modul.Që pas largimit të Josip Kuzhe dhe uljes në stol të 56 vjeçarit nga Treviso, kombëtarja shqiptare ka njohur prurje të reja. Edhe ndaj Kamerunit nuk mungojnë surprizat pasi Bala dhe Vajushi janë të vëzhguarit special, për të treguar se për momentin janë alternativa të rëndësishme në sulmin kuqezi, në pritje të shpërthimit të tyre. Megjithatë asnjëri nga shkodranët nuk pritet ta nisë titullar ndeshjen por edhe ta do te kene mundësit e tyre në këtë takim pasi tekniku do tu rezervoje edhe atyre disa minuta. Edhe pse kjo është ndeshje miqsore skuadra kombëtare kërkon fitoren në ktë takim kundër një ekipi me emer në të cilin luan edhe një nga lojtaret më të paguar në botë siç është Samuel Eto. Në ktë përballje që do ti vlejë shumë kuq e zinjve për të fituar lojtar të rinjë shikuesit presin shumë nga dyshja qe po shënojnë rregullisht në Europë. Bakaj dhe Sadiku që me klubet e tyre po kalojnë një formë të mrekullueshme pritet të jenë vendimtar në këtë ndeshje. Ashtu siç ka bërë në cdo ndeshje edhe në miqësoren ndaj Kamerunit do të kemi një debutues pasi mbrojtësi i krahut të majtë Renato Arapi nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar me fanellën kuqezi ndërsa tani duket se ka rdhur edhe radha e tij. Ajo që vlen të theksohet është se trajneri Italian i kuq e zinjve ndryshe nga paraardhesit e tij ka qenë më guximtare në afrimin e lojtarve te ri disa prej te cileve tashme jane konfirmuar si lojtare te rëndësishem të kombëtares dhe poe ndihmojne ate në arritjen e rezultateve. Loja dhe mentaliteti i skuadres tone ka ndryshuar ndersa merita I takon De Biazit qe me ardhjen e tije ne krye te stolit është mundur ti japë një tjetër pamje kombëtares kuq e zi.