Nesër ndeshja e kombëtares
Kombëtarja e futbollit rikthehet nesër për të luajtur ndeshjen miqsore kundër Kamerunit ndërsa sytë e të gjithë shqiptarëve janë të fokusuar te kuqezinjtë dhe performancës që do të shfaqin ata në këtë takim edhe pse është një miqsore. Tekniku i kombëtares De Biazi po bën një revolucion në të ndërsa ka ftuar në skuadër një armatë me lojtarë të ri që do të provohen në këtë miqsore luksi ku luan një nga lojatret më të paguar në botë siç është Samuel Eto, i cili ka laujtur me skuadra të mëdha si Barcelona apo Inter. Edhe pse ndeshja nuk do të luhet në shqipëri përsëri ky takim pritet me shumë interes nga nga të gjithë shqiptaret. Kjo jo vetëm se luajmë kundër Kamerunit të Samuel Etos por edhe sepse të gjithë presin me padurim për të parë se si do të laujnë të rinjtë e grumbulluar nga tekniku i kuq e zinjve Giani De Biazi.Miqsorja me Kamerunin do të luhet nesër në Gjenevë të Zvicrës në oren 20:45 ndërsa pritet të ndiqet nga shikues të shumtë dhe mbi të gjitha nga shqiptarë të emigruar në Zvicër ashtu siç bënë edhe në ndeshjen kunder kombëtares së Zvicrës në ndeshjet eliminatore.