Della Valle premton surpriza
Pas fitores ndaj skuadrës së Milan presidenti i skuadrës së Fiorentinës, Dela Vale, ka uruar teknikun Montela ndërsa i ka garantuar atij që në merkaton e dimrit do ti bëjë një dhuratë speciale duke i sjellur një sulmues të madh në skuadër. Emri më i përfolur në mediat italiane është padyshim ai i Matia Destros që aktualisht nuk po gjen hapsira te skuadra e Romës. Perveç sulmuesit që u transferua me shumë bujë te kryeqytetasit drejtuesit e Fiorentinës po mendojnë edhe për emra të tjerë. Vinçenso Montelës i pëlqen edhe sulmuesi i Manchester United, Hernandes, i njohur nga të gjithë si Çikarito, por edhe sulmuesi i Atalantës, Denis. Në merkaton e Janarit diçka është e sigurt, drejtuesit e Fiorentines do të sjellin në firence një sulmues të rëndësishem