Berisha: PS kërkon të bllokojë rinumërimin e votave, mbron mandatet e krimit
Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës duke akuzuar të majtët për manipulime në zgjedhje.Në një postim të publikuar në profilin e tij, Berisha akuzon Partinë Socialiste se po tenton të bllokojë rinumërimin e votave.Sipas tij, Partia Demokratike nuk do ta pranojë kurrë pushtetit që sipas tij ka dalë nga trafikantët dhe krimi.“Ky është ndryshim! Nga rinumërimi në Lezhë, 1200 vota të vjedhura Të dashur miq, rinumërimi i fleteve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm neëqarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para të pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve!” shkruan Berisha.