Tirana boshatiset në fundjavë, qytetarët i drejtohen bregdetit

Kryeqyteti është boshatisur gjatë së dielës. Kryeqytetasit i janë drejtuar bregdetit për të kaluar sa më mirë këto ditë të nxehta. Këtë e tregon edhe numri i lartë i automjeteve në autostradë dhe trafiku i dendur që është krijuar që në orët e para të mëngjesit.Fluksi i madh i qytetarëve që dalin jashtë Tiranës përveç trafikut ka shkaktuar edhe aksidente por pa pasoja në njerëz. Gjatë kësaj fundjave 8 automjete janë përplasur me njëra tjetrën në autostradë  në afërsi të Gërdecit por pa shkaktuar dëme të mëdha edhe tek automjetet.Në të tilla kushte rrugët e Tiranës që në ditët e zakonshme janë burim stresi dhe momente të gjata pritjesh në trafikun e zhurmshëm, sot të ofronin një panoramë krejt tjetër. Madje edhe qepenat e dyqaneve të shumtë në kryeqytetishin të mbyllur.Tashmë është kthyer në në traditë që gjatë verës kryeqyteti  të boshatiset nga banorët të cilët i drejtohen detit për të pushuar e për të përballuar më lehtë temperaturat e larta të këtyre ditëve.