Tiranë, tjetër krim në familje, vritet një 18-vjeçare
Një tjetër krim në familje ka tronditur Tiranën. Një 18-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është qëlluar me thikë nga i fejuari i saj.Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hekal të Tiranës ku 18-vjeçarja Anxhela Hado është qëlluar për vdekje nga i fejuari i saj Ersi Gjosha, 26 vjeç me të cilin bashkëjetonte.Sipas informacioneve më të fundit, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.Ditët e fundit krimi në familje ka njohur rritje. Brenda pak ditësh 4 gra kanë humbur jetën pasi janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.