Korçë, akuzohet se ngacmoi nusen e djalit, lihet në burg i moshuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2013, 12:06
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Karafil Topin, 72-vjeçarin i cili akuzohet se ka abuzuar me nusen e djalit të tij.Seanca gjyqësore ndaj 72-vjeçarit është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa vetë i moshuari nuk I ka pranuar akuzat.72-vjeçari nga Devolli u arrestua dy ditë më parë nga policia pas denoncimit që kishte bërë nusja e djalit të tij se ai e ngacmonte seksualisht prej 3 muajsh.Sipas policisë, Fatime Topi 36 vjeçe, nënë e 5 fëmijëve e akuzon vjerrin e saj për ngacmim seksual që prej muajit prill e deri tani me të renë.