Kamëz, shpërthen bombola e gazit në banesë, 1 I plagosur

Shpërthimi i një bombule për pak sa nuk i ka marrë jetën një personi paraditen e sotme në Kamëz.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në rrugën “Skënderbeu”  ku si pasojë e një shpërthimi është plagosur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.Dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë rrjedhja e bombulës së gazit ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet.