Bulqizë, plagoset me armë zjarri një person, policia në kërkim të 24-vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2013, 15:51
Një person është plagosur me armë zjarri në Bulqizë.Burime nga Policia e Bulqizës bëjnë me dije se shtetasi Genti Dumani, ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga 24-vjeçari Dasil Dani, i cili pasi ka qëlluar është larguar mga vendi i ngjarjes.Dumani është shoqëruar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes, por policia e cila ka shkuar menjëhërë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje si dhe kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes, 24-vjeçarit, Dasil Dani.