Kryeministri thyen rekordin e tij në not
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2013, 15:02
Teksa debatet e forta shoqërojnë procesin e rinumërimit në KQZ, kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vendosur të largohet nga zhurma dhe vapa e kryeqytetit për të pushuar në vilën qeveritare në Dhërmi.Si çdo vit, vëmendja e mediave nuk ka munguar, duke ngjasuar gati-gati si paparacë, ndaj "ritualit të notit" të Z. Berisha. Këtë vit, kryeministri i vendit, ka notuar për 150 minuta në ujrat e detit Jon në Dhërmi, duke thyer kështu rekordin e tij personal të një viti më parë prej 140 minutave.