Vritet një tjetër shqiptar i arratisur në Greqi

I shumëkërkuari nga policia greke, një prej të arratisurve nga burgu i Trikalas është vrarë  pas një përleshje me policinë në orët e para të mëngjesit. Shqiptari Marian Kola sipas  mediave greke është vrarë  në zonën e Sulit në Greqi, ndërsa gjatë përplasjes ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një polic grek.Kola si dhe shqiptari tjetër Ilir Kupa prej 15 ditësh ishin fshehur në fshatin Vrosina dhe sipas policisë ata po planifikonin të kalonin kufirin për në Shqipëri.Nga informacionet e pakta të mediave greke thuhet se  përplasja mes policisë dhe dy shqiptarëve ka qënë e ashpër pasi dhe këta të fundit ishin të arrmatosur  rendë.Ndërkohë  shqiptari tjetër Ilir Kupa ka arritur të largohet e ndërsa forcat speciale greke EKAM kanë nisur krehjen e zonës.  Marian Kola  është i skeduar nga policia greke si autori i vrasjes së 25- vjeçares  greke  Katerina Zogali dhe policit 37 vjecar Jorgo Andritsopulu.  11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, me 23 mars.Të gjithë ishin të dënuar për grabitje dhe vjedhje.  Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit.