Shkrumbohet shtëpia në Kamëz, nuk ka të lënduar
Shkrumbohet një shtëpi dy katëshe në Kamëz duke lënë në qiell të hapur disa familje.Zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 8:30 minuta në një banesë dy katëshe në zonën të njohur si “Frutikultura” në Kamëz, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga familjarët. Dëshmitarët tregojnë se në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy fëmijë dhe një e moshuar të cilët janë nxjerrrë menjëherë nga banesa duke i shpëtuar lëndimit nga flakët. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrëfikësit të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e tyre.Aktualisht po vijojnë hetimet për të zbuluar arsyen e rënies së zjarrit ndërkohë që paraprakisht mendohet se ka qenë një shkëndijë ajo që ka shkaktuar flakët e para. Shtëpia ka qenë me tavan dhe parket druri, çka ka bërë që flakët të përparonin shumë shpejt duke shkrumbuar gjithëçka.